Shkarkohet kryeshefi i “Trafikut Urban”, thotë se Bordi që e largoi është i jashtëligjshëm

209
shkarkohet-kryeshefi-i-“trafikut-urban”,-thote-se-bordi-qe-e-largoi-eshte-i-jashteligjshem

 

Është shkarkuar kryeshefi i ndërmarrjes publike lokale “Trafiku Urban”, Lulzim Rexhepaj.

Rexhepaj për portalin Gazeta Press.tv tha se Komisioni i Aksionarëve të Komunës së Prishtinës ka emëruar një Bord të Drejtorëve në mënyrë “jashtëligjore” dhe ky bord tha se e ka shkarkuar nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv.

Ai tutje tha se do ta ndjekin rrugën ligjore lidhur me vendimin e Bordit.

“Do të shohim rrugën ligjore për ta zhvlerësuar një vendim të Bordit i cili është emëruar me mandat 3 vjeçar pa asnjë procedurë të rregullt te rekrutimit”, tha Rexhepaj.

Rexhepaj i cili e kishte një kontratë me afat të pacaktuar, erdhi në krye të kësaj ndërmarrje që tri vite./21Media

The post Shkarkohet kryeshefi i “Trafikut Urban”, thotë se Bordi që e largoi është i jashtëligjshëm appeared first on Gazeta Press.