Në trevjetorin e vdekjes së Fadil Vokrrit, pritet të përurohet shtatorja e tij

50
ne-trevjetorin-e-vdekjes-se-fadil-vokrrit,-pritet-te-perurohet-shtatorja-e-tij

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka pyetur ministrin për Rini, Kulturë dhe Sport, Hajrulla Çeku se kur do të vendoset shtatorja e Vokrrit.

“Me propozim-amandamentin tim, Kuvendi i Kosovës ka ndarë 200 mijë euro për shtatoren e Fadil Vokrrit dhe nga vizita ime kam parë që shtatorja është e përfunduar e edhe pse ajo është e përfunduar, nuk është vendosur akoma”.

”Me datë 9 qershor 2021 bëhën tre vjet nga vdekja e Fadil Vokrrit, unë pyes se: A është e gatshme ministria që ta vendos shtatoren e Vokrrit në përvjetorin e vdekjes së tij?”, është shprehur Haxhiu.

Ndërsa, ministri Çeku bëri të ditur se bazamenti është ndërtuar dhe besojnë që vendosja e shtatores pritet të bëhet me datë 9 qershor në përvjetorin e vdekjes së Vokrrit.

“Bazamenti është ndërtuar. Është në detajet përfundimtare dhe unë kam kërkuar përshpejtimin e procesit, dhe besojmë që do të përmbyllet me datë 9 në përvjetorin e vdekjes”, ka thënë Çeku.

The post Në trevjetorin e vdekjes së Fadil Vokrrit, pritet të përurohet shtatorja e tij appeared first on RahovecNET.