Kreu momental i La Ligës, Atletico Madrid, ka pësuar humbje nga Atletico Bilabo me rezultat 2-1.
Të parët që shënuan ishin baskët qysh në minutën e tetë, me anë të Alejandro Berenguer dhe me këtë rezultat skuadrat mbyllen pjesën e parë.
Në mintuën e 77’, Stefan Savic barazoi shifrat në 1-1 dhe u mëndua se Atletico Madrid siguroi të paktën një pikë duke i shpëtuar humbjes, por Bilbao u përgjigj nëntë minuta më vonë me Inigo Martinez që shënoi për rezultatin përfundimtar 2-1.
Me këtë humbje, Atletico Madrid rrezikon titullin e La Ligës, pasi që ka dy pikë më shumë se Barcelona e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe deri në fund të kampionatit do ta ketë një përballje direkte me ekipin katalunas.
The post Mposhtet Atletico Madrid, rrezikon titullin appeared first on RahovecNET.