Sot luhen gjysmëfinalet e play-offit në basketboll

53
sot-luhen-gjysmefinalet-e-play-offit-ne-basketboll

Të dielën do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale në “play-off” të Superligës së Kosovës në basketboll, ku priten ndeshjen shumë interesante.

Ponte Prizreni që u rendit në vendin e parë do të përballet me Pejën, që mundi Sigal Prishtinën në çerekfinale.

Prizrenasit kanë synime të mëdha në këtë edicion dhe sigurisht se synojnë të nisin me fitore garat në gjysmëfinale, derisa pejanët pasi arritën në finale të Ligës Unike, shpresojnë të fitojnë një trofe në këtë edicion, me në krye Dardan Berishën dhe Lis Shoshin, pa harruar edhe qendrën fantastike Brandon Walters.

Golden Eagle Ylli që fitoi Ligën Unike është motivuar që të fitojë Superligën, por nuk do ta ketë lehtë, pasi përballet me Rahovecin, që përfundoi garat në vendin e dytë.

Vreshtarët kanë fituar të gjitha katër takimet në elitë mes tyre, kurse një ndeshje për Kupë e kanë fituar therandasit. Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe në gjysmëfinale.

Skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finale e madhe.

Gjysmëfinalet

E diel

17:00 Rahoveci vs Golden Eagle Ylli

20:15 Ponte Prizreni vs Peja

The post Sot luhen gjysmëfinalet e play-offit në basketboll appeared first on RahovecNET.