Policia dhe inspektorët mbyllën 3 lokale në Prizren dhe Suhrakë, shqiptuan edhe gjoba

36
policia-dhe-inspektoret-mbyllen-3-lokale-ne-prizren-dhe-suhrake,-shqiptuan-edhe-gjoba

Policia e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut dje kanë realizuar një kontrollë në komunën e Prizrenit dhe Suharekës nga ora 18:30 deri në orën 01:25 minuta.

Në këtë kuadër në Prizren dhe Suharekë u kontrolluan 68 lokale, për të cilat Inspektorët dhe Policia gjeten parregullsi në disa prej tyre, tri nga lokalet u mbyllën me urdhër të Inspektorit, dhe u shqiptuan 18 fletparaqitje, nga këto 13 në Prizren dhe 5 në Suharekë.

Ndërsa policia në këtë aktivitet ka gjetur parregullsi në disa raste ka shqiptuar 32 tiketa për mosmbajtje të maskës dhe 9 tiketa për mosrespektim të orarit të lëvizjes që parasheh kohen nga ora 22:30-05:00.

Aktivitete të përbashkëta parashihen të realizohen edhe me tutje, në parandalim dhe respektim të masave nga Udhëzimi i Qeverisë dhe ligji për masat anticovid-19.