Jona Spahiu dhe Bes Kallaku i bëjnë diss njëri-tjetrit: Sa fansa ka Ija ime, ti s’i bo gjithë jetën

22
jona-spahiu-dhe-bes-kallaku-i-bejne-diss-njeri-tjetrit:-sa-fansa-ka-ija-ime,-ti-s’i-bo-gjithe-jeten

Mbrëmja e kësaj të shtune kishte shkrirë dhe kishte bërë bashkë dy nga programet më të ndjekura të ABC, Soiree dhe Kosherja, kur politika hesht, njerëzit argëtohen dhe për shkak të heshtjes zgjedhore, aktorët e Kosheres vendosën të vijnë në një tjetër formë.

Moderatorët e Kosheres Bes Kallaku dhe Jona Spahiu nuk munguan, madje ata vendosën që t’i bënin diss njëri-tjetrit.

Në fjalët e Jona Spahiut për Besin thuhet “Edhe një gjo mbaje që ta kesh, se Kosherja plot bletë, tashmë e ka një mbretëreshë”.

Ndërsa Besi nuk u kursye fare dhe ia ktheu po me të njëjtën monedhë.

“Hej Jona Jona, ti për prezantim me vërte që qenke nona, kujton se je IN.

Kujton se je firmato, dukesh si kamariere a ma bo një makiato me ta thon një fjalë, me ta thonë të vërtetën, sa fansa ka Ija ime, ti si bo gjithë jetën”, u shpreh Bes Kallaku i cili menjhërë pasi ka mbaruar këto fjalë ka hedhur mikrofoni në tokë dhe u largua./Express/

The post Jona Spahiu dhe Bes Kallaku i bëjnë diss njëri-tjetrit: Sa fansa ka Ija ime, ti s’i bo gjithë jetën appeared first on Gazeta Press.