Qeveria ndan 6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve

156
qeveria-ndan-6-milione-euro-per-subvencionimin-e-bizneseve

 

Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve që janë afektuar nga mbyllja dy javëshe për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e sotme tha se përmes këtij vendimi do të mbulohet 50 përqind e qirasë dhe pagës në sektorët që janë prekur nga mbyllja.

Krahas kësaj, ekzekutivi ka ndarë edhe rreth 5 milionë euro për sektorin shëndetësisë dhe zyrtarë policorë të angazhuar në përballjen me pandeminë Covid 19.

The post Qeveria ndan 6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve appeared first on Gazeta Press.