Haliti uron Thaçin për ditëlindje: Shpresoj që të radhës ta festojmë në Kosovë

208
haliti-uron-thacin-per-ditelindje:-shpresoj-qe-te-radhës-ta-festojmë-në-kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka uruar ish-presidentin e vendit Thaçi për ditëlindjen e tij të 53-të duke thënë se shpreson që ditëlindjen e radhës ta festojnë në Kosovë.

“Hashim, miku im i çmuar, urime ditëlindja! Edhe 100 të gëzueshme! Shpresoj që të radhës ta festojmë në Kosovë, në rrethana më të mira për ju, familjen dhe për qytetarët e vendit”, ka shkruar Haliti në llogarinë e tij në Facebook.