ZYRTARE: UEFA vendos për Real Madridin

36
zyrtare:-uefa-vendos-per-real-madridin

Real Madridi nuk do të përjashtohet nga Champions League.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA u takua sot (e premte) ku u diskutua për 12 klubet që u shkëputën për të krijuar Superligën Evropiane të dielën e kaluar.

Nuk u mor asnjë vendim lidhur me klubet pasi u tërhoqën nga krijimi kësaj lige, ndërsa sa i përket përjashtimit të Real Madridit, siç tha dje Aleksander Ceferin, është hedhur poshtë.

Ceferin, i irrituar me kokën e krijimit të Superligës, Florentino Perez, tha dje se ka shumë gjasa që Reali të përjashtohet.

Megjithatë, edhe zyrtarisht kjo nuk do të ndodhë dhe Reali do të vazhdojë të luajë pa asnjë problem në Ligën e Kampionëve.

Të martën Madridi do të përballet në gjysmëfinale me Chelsean. 

 

The post ZYRTARE: UEFA vendos për Real Madridin appeared first on RahovecNET.