Shtesat në pensione do të vazhdojnë tërë vitin

39
shtesat-ne-pensione-do-te-vazhdojne-tere-vitin

 

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka dhënë një sqarim për vendimin e djeshëm të Qeverisë lidhur për uljen e shtesave të pensioneve nga 30 në 10 euro.

Murati ka thënë se qeveria e kaluar në kohë fushate, kishte marrë vendim për të ndarë nga 30 euro për vetëm tre muaj, dhe pas marsit e tutje, shtesat ishte paraparë të ndalen në tërësi. Ndërsa vendimi i djeshëm parasheh që këto shtesa të vazhdojnë përgjatë tërë vitit.

“Me pakon e re, kemi shtuar 8.5 milion euro, aty ku qeveria e kaluar kishte buxhetuar 0 euro shtesa. Pra për muajt prill e tutje, nuk ka pasur shtesa të planifikuara. Krejt çka do të merrnin pensionistët pa vendimin e djeshëm të qeverisë, do të ishte shuma prej 75 ose 90 eurove, ashtu siç është e planifikuar në buxhetin e vitit 2021, të miratur në Kuvend”, thuhet në sqarimin e Ministrisë.

Ministria e Finacave, Punës dhe Transfereve, ka paraparë që për kategoritë e skemave pensionale që marrin nën 100 euro – e këtu ka kategori me 75 euro dhe me 90 euro – të aplikohet një shtesë, asisoj që shuma totale e pensionit me gjithë shtesën të jetë 100 euro.

Nga pakoja e djeshme prej 20 milionë euro e miratuar në qeveri, pjesa më e madhe e saj, 8.5 milionë euro janë ndarë për të mbështetur skemat e pensioneve që marrin nën 100 euro, si dhe familjet në asistencë sociale./21Media

The post Shtesat në pensione do të vazhdojnë tërë vitin appeared first on Gazeta Press.