Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vizitën e tij zyrtare në Kosovë e nisi me takimin me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz.
Gjatë takimit u bisedua për tema konkrete të lidhura me bashkëpunimin bilateral, me fokus mbi ekonominë dhe mundësitë për lidhje infrastrukturore.
“Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë shkëmbim tregtar jashtëzakonisht dinamik, por njëkohësisht ekzistojnë edhe potenciale të mëdha për përforcim në pjesën e ekonomikë, për çka kuptohet është e nevojshme edhe mbështetje infrastrukturore”, potencoi Osmani./21Media
The post Osmani: Kosova dhe Maqedonia kanë shkëmbim tregtar jashtëzakonisht dinamik appeared first on Gazeta Press.