“Me Kurtin dhe Ramën në pushtet, pritet acarim i marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri”

51
“me-kurtin-dhe-ramen-ne-pushtet,-pritet-acarim-i-marredhenieve-kosove-shqiperi”

Sipas tij, kjo për shkak se Kurti dhe Rama kanë marrëdhënie të acaruara dhe që të dy janë militantë të qëndrimeve të tyre.

“Ne e kemi një situatë kontradiktore. Kurtin e kemi pa si të majtë dhe ai veten e sheh si të majtë. Ne e kemi lidhur me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste në Shqipëri si pikëpamje ideologjike. Por, më vonë kemi pa që ka ndodhur një lloj hidhërimi, e tash ne këta dy i shohim si kundërshtar politikë”, është shprehur Limani në T7.

“Në qoftëse Edi Rama mbetet kryeminsitër dhe Kurti e ka mandatin e plotë, ne do të hyjmë në një fazë ku Shqipëria dhe Kosova do të funksionojnë vëllazërisht në nivel të shoqërive, turistëve, dashamirëve… ndërsa në marrëdhënie ndërshtetërore unë pres që me hy në një fazë të acarimeve”, ka thënë Limani.

“Edi Rama është shumë militant i qëndrimeve të veta, ësht shumë ekstrem shpesh. E i njëjti karakter është Albin Kurti”, shtoi Limani