Hoxhaj godet Kurtin për fushatën në Tiranë: Raportet Kosovë-Shqipëri janë në pikën zero

15
hoxhaj-godet-kurtin-per-fushaten-ne-tirane:-raportet-kosove-shqiperi-jane-ne-piken-zero

“Do të jemi opozitë projektuese që merr iniciativa, e cila realisht bën përpjekje që kërkesat e reja që paraqiten në shoqëri t’i artikulojmë dhe do të jemi shumë kreativ në këtë. Ne do të bëjmë opozitë në Kuvend të Kosovës, jashtë Kuvendit, do të bëjmë opozitë edhe me media dhe do të bëjmë opozitë edhe në teren”.

Hoxhaj në Rubikon ka deklaruar se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, me mbështetjen e tre kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e Shqipërisë, ka shkaktuar përçarje  dhe ndasi.

“Për Shqipëri nuk kemi reaguar, sepse nuk kemi dashtë që ta faktorizojmë Z. Kurti, qëllimisht nuk jemi marrë me atë temë. Kurti me sjelljet në zgjedhjet e Shqipërisë ka krijuar përçarje, ndasi dhe mllef. Mendoj që më shumë e ka përçarë skenën politike dhe më shumë ka krijuar mllef, raportet Kosovë-Shqipëri janë në pikën zero. Kjo i ka kushtuar vendit edhe me mos marrjen e disa vaksinave, Z. Kurti me qëllim që kandidatët e tij të marrin vota ka rrezikuar jetën e qytetarëve në Kosovë, e dini që kush e merr vaksinën ka shans që të mos vdes nga virusi COVID-19. Arsyeja  që Kurti nuk ka marrë vaksina për qytetarët nga Shqipëria më shumë ka qenë elektorale”.

“Kur je në Qeveri ta kesh lluksin të shfaqesh në Tiranë, në Lezhë, në Mallakastër, në Kervelesh dhe të përballesh me pandemi në Kosovë, nuk di ku e gjen atë kohë, nuk e di ku e gjen atë përshkrim të punës. Kurti para së të shkonte në Lezhë dhe Tiranë, do të duhej ta bënte një vizitë në Bruksel javën e parë dhe të kërkonte një numër të caktuar të vaksinave, do të mund t֝ë shkonte në Jerusalem të kërkonte një numër të vaksinave si shenjë e raporteve diplomatike, do të mund të shkonte në Turqi, në Emiratet Arabe dhe në Austri”.

“Kam pritur nga ai që javën e parë të Qeverisë të shkojë në Bruksel dhe të kërkojë ndihmë për vaksinat, kam pritur javën e dytë të shkojë në Washington, kam pritur që do të shkojë në vende ku do të mund të siguronte vaksina për qytetarët. Por, ai ka gjetur kohë për fushatën zgjedhore në Shqipëri, unë nuk shoh plan që të mbahet një mbledhje e Qeverisë që të ndryshohet udhëzimi administrativ për zyrën e kryeministrit, unë se kam përjetuar këtë 20 vitet e fundit asnjëherë”.

“Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike së bashku me rishikimin e buxhetit do të mund të bëheshin që tash, nuk ka plan dhe nuk ka vullnet. Të gjitha këto, mendoj se janë nga mungesa e përgatitjes psikike që Kurti ka për qeverisje. Mendoj se është mungesë e përvojës, nuk ka përvojë, e humbë kohën me dy tri ngjarje simbolike”,  ka thënë Hoxhaj.