Dallaveret me vota, caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit

18
dallaveret-me-vota,-caktohet-masa-e-arrestit-shtepiak-ndaj-kryetarit-te-komunes-se-kllokotit

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 08.04.2021, për kryetarin e Komunës së Kllokotit,  Bozhidar Dejanoviq është ndryshuar.

Atij i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të zgjas deri më 23.05.2021.

B.D. që është kryetar i Komunës së Kllokotit, po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale, se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”  nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Gjykata e Apelit, pasi shqyrtoj të gjitha rrethanat, vlerësoi se edhe me caktimin e masës së arrestit shtëpiak mund të arrihet qëllimi i  kërkuar me ligj. Reklamë

Bozhidar Dejanoviq është arrestuar më 12 mars të këtij viti pas një aksioni të Policisë së Kosovës lidhur me dyshimet për manipulime me vota.