Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

38
vetura-godet-nje-kembesor-ne-prishtine

Sot rreth orës 15:30, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka konfirmuar  se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.