Tentoi të hynte me 1kg marihuanë nga Shqipëria në Kosovë, ndalohet nga policia

35
tentoi-te-hynte-me-1kg-marihuane-nga-shqiperia-ne-kosove,-ndalohet-nga-policia

ot në pikën e kalimit kufitar Qafë Morinë, në hyrje nga territori i Shqipërisë për në Kosovë, policia ka ndalur për kontrollim një veturë me targa të Shqipërisë.  Veturën  e drejtonte  A.I., viti i lindjes 2000, mashkull, shtetas i Shqipërisë.

Pas  përzgjedhjes së automjetit për  kontrolle në vijën e nga ana e zyrtareve policorë, është vërejtur se në ulësen e pasme kishte një bidon në të cilin  kishte  futur substancë narkotike  që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë rreth 1 (një) kg.

“Lidhur me rastin është  njoftuar Prokurori  i Prokurorisë Themelore ne Gjakovë dhe të gjitha njësitet  relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.

I dyshuari është arrestuar dhe substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar”, njofton policia.