BE mund ta miratojë këtë javë vaksinën e Oksfordit-AstraZeneca

21
be-mund-ta-miratoje-kete-jave-vaksinen-e-oksfordit-astrazeneca

Zëdhënësi i ministrisë gjermane të shëndetësisë, Hanno Kautz, tha se ai pret që Bashkimi Evropian të miratojë të premten vaksinën e AstraZeneca kundër COVID-19.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, vaksina – e cila tashmë është aprovuar për përdorim emergjent në Mbretërinë e Bashkuar – është shqyrtuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) që nga 12 janari.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen foli të hënën me shefin ekzekutiv të AstraZeneca-s, Pascal Soriot, dhe “e bëri të qartë se ajo pret që kompania të përmbushë marrëveshjet kontraktuale të parashikuara në marrëveshjen e blerjes paraprake”, tha zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Eric Mamer.

Biseda midis të dyja palëve vjen pasi BE shprehu “pakënaqësinë e thellë” të premten, pasi u informua nga AstraZeneca se dërgesat e vaksinave në vendet anëtare, nuk do të mbërrinin para fundit të tre mujorit të parë të vitit 2021.

Ndryshe, vaksina e AstraZeneca-s e cila u zhvillua në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, vlerësohet të jetë rreth 62 për qind efektive kundër COVID-19. /eko/

The post BE mund ta miratojë këtë javë vaksinën e Oksfordit-AstraZeneca appeared first on RahovecNET.