Arrestohen tre persona të dyshimtë në Prizren, sekuestrohen armë e narkotikë

219
arrestohen-tre-persona-te-dyshimte-ne-prizren,-sekuestrohen-arme-e-narkotike

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë-njësia në Prizren mbrëmjen e kaluar ka ndaluar një automjeti WV Golf 4 në të cilin ndodheshin tre persona të dyshuar meshkuj kosovar.

Gjatë realizimit të kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:

Substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 7.19 gram,një thikë,një pako me rizlla dhe tre telefona celular.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe shoqëruar në ambientet policore për procedura të mëtejme ligjore