Propaganda kineze: Njerëzit po vdesin nga vaksina e Pfizer-it, Covid-19 erdhi nga ushtria amerikane

27
propaganda-kineze:-njerezit-po-vdesin-nga-vaksina-e-pfizer-it,-covid-19-erdhi-nga-ushtria-amerikane

Kina ka filluar të shpërndajë dyshime rreth sigurisë së vaksinës së kompanisë “Pfizer” kundër Covid-19 dhe po pretendon se virusi i ri e ka prejardhjen nga një laborator i ushtrisë amerikane.

Fushata propaganduese e Pekinit vjen pas shkuarjes së hetuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Wuhan për ta hetuar prejardhjen e virusit të ri, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Në kohën kur vaksina e kompanisë amerikane po shpërndahet në mbarë botën, komunistët kinezë po përhapin rrëfime për njerëz që gjoja po vdesin papritmas pasi po e marrin vaksinën e Pfizer-it.

Në rrjetet sociale, hashtag-u “American’s Ft. Detrick”, i nisur nga Lidhja e Komunistëve të Rinj, u shikua 1.4 miliard herë javën e kaluar pasi Pekini bëri thirrje që Organizata Botërore e Shëndetësisë të zhvillonte hetime në laboratorin e armëve biologjike në Maryland të ShBA-së.

Pretendimet e Kinës erdhën pasi të dhënat e inteligjencës në Uashington këtë muaj treguan se punëtorët e Institutit të Virologjisë në Wuhan u sëmurën dhe patën simptoma të ngjashme me ato të Covid-it në vjeshtën e vitit 2019.

Ndonëse teoritë e paqëndrueshme të Kinës nuk besohen shumë jashtë vendit, ato kanë audiencë brenda shtetit komunist.

Yuan Zeng, eksperte e medieve kineze në Universitetin e Leeds-it në Britani të Madhe, tha se rrëfimet e qeverisë kineze përhapen aq shumë, saqë edhe miqtë kinezë që janë të shkolluar e kanë pyetur atë nëse këto rrëfime janë të vërteta./eko/

The post Propaganda kineze: Njerëzit po vdesin nga vaksina e Pfizer-it, Covid-19 erdhi nga ushtria amerikane appeared first on RahovecNET.