Miratohet Korniza afatmesme e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës 2022-2024

74
miratohet-korniza-afatmesme-e-shpenzimeve-te-kuvendit-te-kosoves-2022-2024

Kjo sipas tij ndodh për faktin se ish-deputetët e legjislaturës së shtatë që nuk janë rizgjedhur, do të marrin pagë nga Kuvendi i Kosovës deri më 5 janar 2022, e që më pastaj rikthehet pagesa vetëm për deputetët aktualë.

“Te Korniza Afatmesme e Shpenzimeve të periudhës 2022-2024 e kemi dorëzuar materialin, krahasuar me vitin aktual 2021 do të kemi një shkurtim të pagave të deputetëve për shkak se këtë vit deputetët pasivë realizojnë pagë në vitin 2021 deri më 5 janar 2022, nga 5 janari i 2022 lirohemi për pjesën e deputetëve të cilët nuk kanë pasur ndonjë angazhim apo nuk janë kthyer në vendin e tyre të punës. Sipas kërkesave buxhetore për 2022, tabela që kemi dorëzuar kemi te paga-mëditje ka një zvogëlim për 463 mijë euro shprehur në euro, te mallrat dhe shërbimet ka një rritje prej 330 mijë eurove, te shpenzimet komunale ka mbetur e njëjta shumë si në vitin aktual – 241 mijë euro, tek investimet kapitale për vitin 2022 kemi një shkurtim për afro 900 milionë euro për shkak se një pjesë e madhe e projekteve të parapara besojmë se do të realizohen këtë vit dhe për vitin 2022 na mbetet vetëm shuma prej 330 mijë eurove. Korniza buxhetore e ashtuquajtur kategoria subvencione dhe transfere nga 140 mijë euro sa ka qenë vitin 2021 planifikohet të jetë 70 mijë euro”, tha ai.

Sa i përket kategorisë mallra dhe shërbime që ka rritje krahasuar me vitin 2021, Krasniqi tha se kjo është bërë për shkak se gjatë vitit 2022 varësisht nga rrethanat e pandemisë mund të ketë takime rajonale dhe pritje të delegacioneve të vendeve të ndryshme.

Ai ka pasur një kërkesë ndaj Komisionit për Buxhet që Komisioni për Ndihmë Shtetërore të largohet nga buxheti i Kuvendit të Kosovës dhe të ketë një zë të vetë buxhetor.

“Kërkesën para komisionit e adresojmë pasi ka gati tri vjet që në kuadër të buxhetit të Kuvendit me mirëkuptim na është dhënë edhe një agjencion i ri buxhetor – Komisioni për Ndihmë Shtetërore. E kemi pranuar për një vit që të jetë në kudër të buxhetit të Kuvendit. Mirëpo, kërkesa jonë si administratë është gjetja e mundësisë që Komisioni për Ndihmë Shtetërore më në fund të merr një zë të vetin buxhetor të lirohet nga obligimi administrata të ofrojë shërbime për një agjencion, i cili është më shumë politik në prezencë të Kuvendit sesa që është administrativ”, tha ai.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe buxheti për Komunën e Mitrovicës, por që për shkak të mungesës së kuorumit votimi për këtë pikë të rendit të ditës është shtyrë për mbledhjen e radhës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se arsyeja buxheti për këtë komunë është mbi 20 milionë euro, derisa ka treguar detaje për secilën kategori.

“Buxheti për këtë komunë për vitin 2021 është në shumë prej 20 milionë 725 mijë e 890 euro, sipas kategorive si vijon në kategorinë paga dhe shtesa është shuma prej 12 milionë e 599 mijë e 661 euro, në kategorinë mallra dhe shërbime është 2.96 milionë euro, në kategorinë shpenzime komunale 457 mijë euro, në kategorinë subvencione dhe transfere 586 mijë euro, në kategorinë shpenzime kapitale 3.55 milionë euro, si dhe në kategorinë e rezervës janë 566 mijë e 172 euro. Duhet theksuar se mjetet nga kategoria e rezervës mund të barten në kategorinë e shpenzimeve kapitale pas plotësimit të kritereve të parapara me udhëzimet administrative për projektet kapitale”, tha Murati.

Ndonëse është aprovuar me vonesë buxheti komunal i Mitrovicës, u tha se nuk ka pasur asnjë problem në funksionimin e kësaj komune.