KF Llapi ka arritur që të eliminojë Prishtinën në gjysëmfinalen e Kupës së Kosovës, pasi ka fituar me rezultat të përgjithshëm 5 – 4.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina u tregua më e mirë dhe kësisoj siguroi kualifikimin tutje.
Ishte Gavazaj që zhbllokoi rezultatin duke realizuar nga pika e bardhë qysh pas pesë minutave (5′), por vendasit u këndellen shpejtë dhe barazuan rezultatin përmes Ahmed Januzit (16′).
Prishtina e riktheu epërsinë në 1-2 përmes Mërgim Pefqelit i cili realizoi gol të bukur.
Llapi barazon në 2-2 përmes Muhamed Hysenit dhe me këtë gol u mbyll ndeshja e dytë me rezultat 2-2.
Dukagjini në ndeshjen e parë gjysëmfinale të zhvilluar me Istogun, kishte inkuadruar në lojë, Erion Ceta, i cili e kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Llapi dhe Dukagjini do të luajnë në finale të Kupës së Kosovës.
The post Llapi eliminon Prishtinën, kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës appeared first on RahovecNET.