Lëkundje në Shqipëri, tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter

20
lekundje-ne-shqiperi,-termet-me-magnitude-3.8-te-shkalles-rihter

Lëkundje tërmeti të forta janë regjistruar mesditën e sotme, në orën 15:32 në Shqipëri.

Tërmeti ishte me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter, epiqendra ishte 28 km në veri të Durrësit dhe 20 km në jugperëndim të Laçit, në një thellësi prej 2 km.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Ndërkohë lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë.

The post Lëkundje në Shqipëri, tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter appeared first on RahovecNET.