Kurti e Vuçiq pritet të takohen muajin e ardhshëm në Bruksel

239
kurti-e-vuciq-pritet-te-takohen-muajin-e-ardhshem-ne-bruksel

Kështu të paktën ka thënë Xheraqina Tuhina, korrespodente nga Brukseli me anë të një postimi në Tëitter, shkruan Rahovec.net.

Ajo ka thënë se javën e ardhshme, Kurti e Vuçiq do të jenë në takime të ndara me zyrtarë të lartë të BE-së , teksa në kryeqytetin evropian do të rikthehen sërish pas disa ditësh për të rinisur dialogun.

“Presidenti Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojnë ndaras Brukselin javën e ardhshme për të folur me zyrtarët më të lartë të BE-së. Ata do të kthehen në kryeqytetin evropian shumë shpejt, përderisa takimi i parë mes tyre në kontekstin e dialogut do të organizohet në maj”, ka shkruar ajo. /Rahovec.net/