Gjendet i vdekur burri nga Gjakova, i zhdukur që një javë

37
gjendet-i-vdekur-burri-nga-gjakova,-i-zhdukur-qe-nje-jave

Gasper Preqi nga fshati Doblibare të Gjakovës është gjetur pa shenja jete.

I njderi ishte zhdukur rreth një javë më parë, ndërsa për gjetjen e tij ishte angazhuar policia dhe personat e vullnetit të mirë.

Lajmin për gjetjen e trupit të pajetë, e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri në profilin e tij në Facebook.

“Po sa sa mora lajmin per gjetjen e trupit te pajete, tashme te ndjerit Gasper Preqi,i cili ishte i zhdukur qe 1 jave. Ne emer timin ne emer te gjith grupit te Vullnetarve i shpreh ngushllimet me te sinqerta familjes dhe te gjith miqve”, ka shruar ai ndër të tjera.