ATK inkason 36.2% më shumë borxhe tatimore se në tremujorin e parë të vitit 2020

10
atk-inkason-36.2%-me-shume-borxhe-tatimore-se-ne-tremujorin-e-pare-te-vitit-2020

 

Performanca e ATK-së në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore për tremujorin e parë të këtij viti është në nivel të kënaqshëm, pasi në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 inkasimi është më i madh për 36.2 % apo 6.3 milionë euro, ndërsa totali i borxhit të inkasuar për janar-mars 2021 është 23.8 milionë euro.

Siç ka theksuar ATK, se trajtimi dhe mbledhja e borxheve tatimore të krijuara nga tatimpaguesit është njëri ndër prioritetet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ministria e Drejtësisë në të njëjtën kohë ka zbatuar të gjitha procedurat, të cilat parasheh Legjislacioni Tatimor në fuqi, ku sipas procedurave të konfiskimit gjatë këtij tremujori janë kryer konfiskime tek disa subjekte biznesore, si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerë prej 127 mije euro.

The post ATK inkason 36.2% më shumë borxhe tatimore se në tremujorin e parë të vitit 2020 appeared first on Gazeta Press.