Andi e Melisa nuk e fshihen më lidhjen e tyre

251
andi-e-melisa-nuk-e-fshihen-me-lidhjen-e-tyre

Që një kohë të gjatë në media roze është përfolur për një lidhje në mes Melisës dhe Andin.

Dyshja ishin pjesë e emisionit të dashurisë, derisa nga ky emision Andi doli çift me Tean, e që e gjitha ishte vetëm ‘lojë’.

Pas daljes së Andit nga programi, ishte edhe Melisa ajo që u largua pasi që nuk e gjente më vetën të asnjë djalë që ishte në program. Pas largimit ajo publikoi këngën e saj të parë, derisa shpeshherë është fotografuar së bashku me Andin duke bërë ‘shopping’.

Ditëve të fundit eshte shperndare në media një fotografi e dyshes e cila thuhej se të ishte e kurorëzimit të tyre, por mund të jetë edhe pjesë e videoklipit të ri të Melisës, pasi ajo ka paralajmëruar projektin e ri, derisa ka pyetur shkronjën “A” se a e do.

Komenti i Andit nuk ka munguar në shakanë e këngëtarit, Irkenc Hyka, bashkëpunëtorit të ri të Melisës.

“Ai Astriti djalë i mirë”, ka qenë ng.acmimi i Hykës që është pasuar me replikën e Andit i cili tha  “Po Festim edhe une të njëjtin mendim kam”./Express/

The post Andi e Melisa nuk e fshihen më lidhjen e tyre appeared first on Gazeta Press.