Vjen përgjigja e Sllovakisë pasi Kurti i kërkoi këtij shteti njohjen e Kosovës

55
vjen-pergjigja-e-sllovakise-pasi-kurti-i-kerkoi-ketij-shteti-njohjen-e-kosoves

Mirëpo, një kërkesë e tillë e Kurtit siç duket është e papërfillshme nga Sllovakia, shkruan Rahovec.net.

Kjo pasi që Ambasada Sllovake në Serbi, ka nënvizuar edhe njëherë që pozicioni i saj në këtë çështje mbetet i pandryshueshëm.

“Në lejoni të iu informojmë se pozicioni i Sllovakisë në çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar”, thuhet në përgjigjen e ambasadës sllovake në Serbi për mediat atje.

Vlen të theksohet se Sllovakia është në listën e pesë vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e të cilat konsiderohet se paraqesin pengesë të madhe në lëvizjen përpara në procesin e integrimeve.

Përveç Sllovakisë, njohje Kosova nuk ka as nga Greqia, Spanja, Qipro e Rumania. /Rahovec.net/