Presidentes i kërkohet nisja e procedurave për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së

49
presidentes-i-kerkohet-nisja-e-procedurave-per-emerimin-e-anetareve-te-rinj-te-kqz-se

Këto komente Cakolli i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook, ku thotë se Ligji për Zgjedhjet e përgjithshme përcakton që mandati i anëtarëve të rinj duhet të fillojë më së voni 60 ditë pas certifikimit të rezultateteve, që në rastin aktual i bie më së largu deri më 12 maj.

“Por, duke marrë parasysh procedurat konsultative që mund të zhvillohen dhe procedurat tjera administrative, si dhe qëllimit që emërimet të në afatin sa më të shkurtër, duhet që Presidentja pa vonesa të kërkojë nga grupet parlamentare propozimet për emërim të anëtarëve të KQZ-së”, ka thënë ai.

“Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, përbërja politike e KQZ-së do të jetë si vijon: LVV – 2 anëtarë, PDK – 2 anëtarë, LDK – 1 anëtar, AAK – 1 anëtar, LS – 1 anëtar, KDTP – 1 anëtar, VAKAT – 1 anëtar, IRDK – 1 anëtar”, ka shkruar Cakolli.