Përçarje mes themelueseve të Superligës Evropiane, dy klube nga Liga Premier kanë humbur durimin

47
percarje-mes-themelueseve-te-superliges-evropiane,-dy-klube-nga-liga-premier-kane-humbur-durimin

Duket se Superliga Evropiane do të jetë vetëm një projekt në letër, pasi tashmë kanë filluar përplasjet mes themeluesve të garës.

Nga e diela e javës së kaluar u bë e ditur se 12 klube janë themeluese të kompeticionit të ri në futboll, duke shkaktuar një shok në botën e sportit më të ndjekur në botë.

Gjashtë klube nga Liga Premier, tre nga Serie A dhe tre nga La Liga, konfirmuan se do të merrnin pjesë në Superligën Evropiane.

Mirëpo, sipas asaj që raporton tani Daily Mail, dy klube nga liga angleze kanë filluar të humbin durimin dhe duan të largohen nga grupi themelues.

Presioni i lartë që është duke u bërë ndaj 12 klubeve themeluese, duket se do të jap efektin e parë dhe mund të ndodhë që kjo aleancë të shpërbëhet.

Derisa u kritikuan edhe nga ligat ku luajnë, me gjasë nuk do të jetësohet formimi i Superligës Evropiane, që është një projekt shumë fitimprurës për këto 12 klube.

The post Përçarje mes themelueseve të Superligës Evropiane, dy klube nga Liga Premier kanë humbur durimin appeared first on RahovecNET.