Ministria e Bujqësisë me vendime për masa mbrojtëse për prodhuesit bujqësor

215
ministria-e-bujqesise-me-vendime-per-masa-mbrojtese-per-prodhuesit-bujqesor

 

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka nënshkruar tridhjetë e dy vendime, përmes të cilave mundësohet regjistrimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB). Përmes këtyre vendimeve, përcaktohen se cilat produkte lejohen që të importohen, tregtohen dhe përdoren nga prodhuesit bujqësor, për t’i mbrojtur bimët nga sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm.

“Ministri Faton Peci është i përkushtuar që në vazhdimësi përmes masave të ndryshme që do të ndërmarrë si udhëheqës i këtij dikasteri, të mbrojë prodhuesit në vend, me qëllim që prodhimtaria e tyre të zhvillohet dhe fuqizohet, konform masave mbrojtëse në çdo periudhë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë.

Ndryshe, të gjitha vendimet e nënshkruara nga ministri, sipas procedurave të rregullta do të publikohen edhe në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, ku do të kenë qasje të gjithë të interesuarit për këto regjistra./21Media

The post Ministria e Bujqësisë me vendime për masa mbrojtëse për prodhuesit bujqësor appeared first on Gazeta Press.