Arsenali u ndal në shtëpi nga Fulhami me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.
The Gunners ishin duke humbur në sfidën që u luajt në fundjavën që shkoi, derisa tek në fund ia dolën të rrëmbenin një pikë.
Por, ajo çfarë është për t’u befasuar, adaptimi i shpejtë i Granit Xhakës në pozitën e re, aty ku po luan si mbrojtës krahu.
Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën, në mbrëmjen e së dielës ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e tij, derisa u vlerësua edhe lartë me notë.
Ai kishte më së shumti prekje të topit: 122,
Më së shumti pasimet të sakta: 97,
Më së shumti ndërhyrje në top: 4.
Duket se Xhaka po e zbulon një aftësi të fortë tek ai, siç është ajo e mbrojtësit të majtë dhe Mikel Artetës po i pëlqen loja e mesfushorit.
The post Granit Xhaka po i impresionon të gjithë në pozitën e re te Arsenali appeared first on RahovecNET.