Australia ka shënuar ditën e dhjetë pa asnjë rast të ri me koronavirus

56
australia-ka-shenuar-diten-e-dhjete-pa-asnje-rast-te-ri-me-koronavirus

Australia ka shënuar ditën e dhjetë rresht pa asnjë rast të ri me koronavirus dhe kjo ka bërë që shteti të lehtësojë masat anti-Covid.

Ministri i Shëndetësisë Greg Hunt bëri të ditur përmes një postimi në Twitter se suksesi i vendit në këtë drejtim vjen në kohën kur në nivel global rastet kanë kaluar 100-milionëshin, ndërkohë që deri më tani në të gjithë botën kanë vdekur më shumë se 2 milionë njerëz, shkruan Reuters të mërkurën.

Australia ka shënuar 22 mijë raste të prekjes me Covid-19, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e 909 njerëzve që nga fillimi i pandemisë./eko/

The post Australia ka shënuar ditën e dhjetë pa asnjë rast të ri me koronavirus appeared first on RahovecNET.