Washingtoni miraton masën që do të ndalojë shitjen e makinave me gaz nga viti 2030, për një të ardhme me automjete elektrike

16
washingtoni-miraton-masen-qe-do-te-ndaloje-shitjen-e-makinave-me-gaz-nga-viti-2030,-per-nje-te-ardhme-me-automjete-elektrike

Ligjvënësit e shtetit në Washington e kanë miratuar një masë që do të hiqte shitjen e automjeteve me gaz duke filluar nga viti 2030.

Iniciativa “Clean Cars 2030”, kaloi të enjten si një ndryshim të një projekt-ligji që kërkon se shërbimet shtetërore të përgatiten për një të ardhme të automjeteve elektrike; ndryshimi tani pret nënshkrimin e guvernatorit, Jay Inslee.

Kjo është pesë vjet më herët se sa ndalimet e planifikuara të automjeteve me gaz në Kaliforni dhe Massachusetts, dhe ndalimi i parë i makinave me gaz i miratuar nga ligjvënësit, në vend të një urdhri ekzekutiv.

Projekt-ligji kaloi nga Senati i Washingtonit me 25 vota pro dhe 23 kundër, dhe një votim me 54-43 në Dhomën e Përfaqësuesve.

Masa vjen derisa përpjekjet për të rritur adoptimin e automjeteve elektrike po përshpejtohen për shqetësimet në lidhje me kontributin e lëndëve djegëse fosile në ndryshimin e klimës. /Njeshi/

The post Washingtoni miraton masën që do të ndalojë shitjen e makinave me gaz nga viti 2030, për një të ardhme me automjete elektrike appeared first on Njeshi.