Vitiat thotë se negociatat për sigurimin e vaksinave janë në rrugën e duhur, vijnë në maj

171
vitiat-thote-se-negociatat-per-sigurimin-e-vaksinave-jane-ne-rrugen-e-duhur,-vijne-ne-maj

Ai tha se procesi i vaksinimit do të intensifikohet muajin e ardhshëm, atëherë kur pritet të vijnë dozat tjera të vaksinave.

“Negociatat me kompanitë prodhuese të vaksinave po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur. Procesi i vaksinimit gjithashtu po vazhdon dhe nga muaji maj do të të intensifikohet me arritjen e vaksinave të reja”, theksoi ai.

Vitia ka thënë se vdekjet mund të shmangen duke respektuar masat.

“Situata pra 7 prillit mbetet e pa pranueshme. Hospitalizimet dhe vdekjet mund dhe duhet të shmangen përmes masave dhe udhëzimeve institucionale”, shtoi ai.