Vetëvritet një person në Bresalc të Gjilanit

29
vetevritet-nje-person-ne-bresalc-te-gjilanit

Një person ka kryer vetëvrasje sot në mesditë në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka bërë të ditur se viktima është i gjinisë mashkullore dhe është shtetas i Kosovës, ndërkohë ende nuk dihet mosha dhe motivi pse ka kryer vetëvrasje.

“Po, mesditen e sotme një person është gjetur pa shenja jete në Bresalc të Gjilanit. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit. Viktima është mashkull, shtetas i Kosovës. Detaje të tjera nuk kemi për momentin”, ka thënë Hashani.