Uta Ibrahimi ngjitet në njërën prej majave më të rrezikshme në Himalaje

208
uta-ibrahimi-ngjitet-ne-njeren-prej-majave-me-te-rrezikshme-ne-himalaje

Uta Ibrahimi e ka përfunduar ekspeditën e ngjitjes në majën Annapurna me lartësi 8091m, e cila është ndër majat më të rrezikshme për ngjitje në Himalaje, Nepal.

Alpinistja kosovare e përfundoi më sukses ekspeditën e saj sfiduese në Himalaje.

Ekspedita e saj ishte disaditore dhe përkundër vështirësive gjatë ngjitjes, ajo nuk u dorëzua.

Me këto suksese Uta bëhet alpinistja e parë shqiptare që ngjitet në Annapurna.

Alpinistja synon të ngjitë 14 majat e Himalajave me lartësi mbi 8000m.

Kjo ishte maja e gjashtë që Uta e ka ngjitur në kuadër të nismës së saj.

The post Uta Ibrahimi ngjitet në njërën prej majave më të rrezikshme në Himalaje appeared first on RahovecNET.