UEFA: Pritet largimi i gjysmëfinalistëve të Ligës së Kampionëve që do të marrin pjesë në Superligë

214
uefa:-pritet-largimi-i-gjysmefinalisteve-te-liges-se-kampioneve-qe-do-te-marrin-pjese-ne-superlige

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në UEFA, Jasper Moller në një intervistë të dhënë për “Reuters” ka thënë se deri të premten pritet largimi i gjysmëfinalistëve të Ligës së Kampionëvee që do t’i bashkëngjiten Superligës Evropiane.

“Klubet duhet të largohen dhe unë pres që kjo të ndodh të premten” – tha Moller.

Kjo i bie që Real Madridi, Chelsea dhe Manchester City të eliminohen, dhe sipas gjasave PSG të shpallet kampion automatikisht.

Kujtojmë se PSG nuk është e përfshirë në Superligën Evropiane.

Përveç PSG, ekipet tjera që s’po e përkrahin këtë ligë janë Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

The post UEFA: Pritet largimi i gjysmëfinalistëve të Ligës së Kampionëve që do të marrin pjesë në Superligë appeared first on RahovecNET.