Reagimi i FIFA-s për Superligën Evropiane

15
reagimi-i-fifa-s-per-superligen-evropiane

FIFA ka reaguar pas formimit të Superligës Evropiane, duke e kundërshtuar atë por njëkohësisht duke bërë thirrje për qetësi dhe bisedime konstruktive për të mirën e lojës së futbollit.

12 klubet e mëdha evropiane, AC Milan, Arsenal, Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur njoftuan të dielën pak pas mesnate se e kanë formuar Superligën Evropiane, raporton Gazeta Express.

Derisa UEFA e ka dënuar ashpër formimin e kësaj lige, madje duke i kërcënuar klubet e përfshira me padi gjyqësore, organi qeverisës i futbollit botëror po përpiqet të jetë paqebërës në këtë mes.

“Sipas pikëpamjes sonë, dhe në përputhje me statutet tona, çdo garë futbolli, qoftë ajo nacionale, rajonale apo globale, duhet gjithmonë të pasqyrojë parimet themelore të solidaritetit, gjithëpërfshirjes, integritetit dhe shpërndarjes së barabartë financiare”, thuhet në reagimin e FIFA-s.

“FIFA mund vetëm ta shpresë mospëlqimin e vet për një garë të mbyllur evropiane, që nuk është në përputhje me strukturën e futbollit ndërkombëtar dhe e cila nuk i respekton parimet e lartcekura”, thuhet tutje në reagim.

Organi qeverisës i futbolli botëror shtoi: “FIFA u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira në këto bisedime të nxehta të bëjnë dialog të qetë, konstruktiv dhe të balancuar për të mirën e lojës dhe në frymën e solidaritetit dhe ndershmërisë.”

The post Reagimi i FIFA-s për Superligën Evropiane appeared first on RahovecNET.