Në një vend me papunësi e varfëri kaq të madhe, edhe liria (që dikush po thotë se”ka emêr”) arratiset!?

36
ne-nje-vend-me-papunesi-e-varferi-kaq-te-madhe,-edhe-liria-(qe-dikush-po-thote-se”ka-emer”)-arratiset!?

1. Varfëria, sikurse skllavëria dhe aparteidi, s’është as me formë e as me përmbajte e origjinë natyrore. Ajo, parasëgjithash edhe si dukuri e edhe si fenomen social, është kryekput e natyrës njerëzore. Pra, është produkt keqeverisjejes, krimit të organizuar, korrupsionit, nepotizmit…!

2. Mirëpo, varfëria mund të reduktohet (por, jo edhe mënjanohet nē tërësi!) vetëm duke luftuar; pasurimin e paligjshëm të shtetarëve, duke hapur vende te reja pune. Në fakt, varfëria s’është çështje bamirësie, por angazhimi, transparence, llogaridhënie dhe përgjegjësie të pushtetarëve, qoftë në nivel lokal apo ate qëndror.

3.Varfëria, është shumë më shumë se çështje sociale, ajo është satisfaksion e më shumë çështje DREJTËSIE! Me një varfëri kaq të madhe në Kosovë, as LIRIA (që dikush, po thotë se ka emër!) s’mund të zë vend! Ajo, sot po arratiset në Evropë, s’bashku me të rinjët e pashpresë! Pushtetarë të gjitha niveleve, hapni sytë!