Macroni inkurajon vazhdimin e dialogut me Serbinë – ia dhuron Kosovës 15 mijë teste antigjen

166
macroni-inkurajon-vazhdimin-e-dialogut-me-serbine-–-ia-dhuron-kosoves-15-mije-teste-antigjen

Në një njoftim nga Presidenca, thuhet se presidenti francez në letrën e urimit ka theksuar se mirëpret angazhimin e presidentes Osmani për forcimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do t’i dorëzojë Kosovës 15 mijë teste antigjenike për t’iu përgjigjur nevojave urgjente”, thuhet në telegramin e Macronit.

Më tej, presidenti francez ka theksuar se marrëdhëniet dypalëshe do të vazhdojnë të forcohen tutje.

Ai ka përmendur edhe dialogun e Kosovës me Serbinë, duke inkurajuar vazhdimin e tij drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme./Rahovec.net/