Lider historik i LDK-së është Mustafa, jo dr. Rugova

62
lider-historik-i-ldk-se-eshte-mustafa,-jo-dr.-rugova

Lider politik i përjetshëm i një partie, si akademiku Mustafa në LDK, s’mund të bëhet çdokush, as në çdo kohë, as në çdo shoqëri, në qoftë se do t’i humbte të gjitha zgjedhjet në një vend, si akademiku Mustafa në Kosovë. Qëndrimi i tij, si HUMBËS SERIK, në krye të LDK-së, akademikun Mustafa e bën lider HISTORIK të saj;

Lider politik i përjetshëm i një partie, si dr. Rugova në LDK, mund të bëhet çdokush, në çdo kohë dhe në çdo shoqëri, në qoftë se do t’i fitonte të gjitha zgjedhjet në një vend, si dr. Rugova në Kosovë. Qëndrimi i tij, si FITUES SERIK, në krye të LDK-së, dr. Rugovën e bën lider të ZAKONTË, NORMAL të saj.

Lider politik i përjetshëm i një partie, si dr. Rugova në LDK, mund të bëhet çdokush, në çdo kohë dhe në çdo shoqëri, në qoftë se do t’i fitonte të gjitha zgjedhjet në një vend, si dr. Rugova në Kosovë. Kjo është rregull e zakontë dhe normale në politikë. Dr. Rugova, prandaj, është lider i ZAKONTË, lider NORMAL i LDK-së.

*****
Dr. Ibrahim Rugova, s’është lider historik i LDK-së, siç thuhet e shkruhet për të. Ai vetëm sepse i ka fituar të gjitha zgjedhjet në vend, të përgjithshmet dhe lokalet, ka qëndrur me sukses në krye të LDK-së, nga themelimi i saj (1989) deri në vdekjen e tij (2006). E, qëndrimi i përjetshëm në krye të një partie, si FITUES i të gjitha zgjedhjeve, është rregull e zakontë, normale, por jo historike. Dr. Rugova, prandaj, është lider i ZAKONTË, lider NORMAL i LDK-së, pra jo lider HISTORIK i saj, siç thuhet e shkruhet për të, gjithandej.

Në kuptimin e drejtë, në kuptimin adekuat dhe të gjallë të fjalës, lider HISTORIK i LDK-së është akademiku Isa Mustafa. Edhe pse i, ka humbur të gjitha zgjedhjet në vend, të përgjithshmet dhe lokalet, ai po qëndron me sukses në krye të LDK-së, nga viti 2010 e deri sot e gjithë ditën. E, qëndrimi i përjetshëm në krye të një partie, si HUMBËS i të gjitha zgjedhjeve, të përgjithshmeve dhe lokaleve, është gjë e pazakontë, jo normale; Është historike. Akademiku Mustafa, prandaj, s’është lider i ZAKONTË, as NORMAL i LDK-së. Ai duhe të vlerësohet e të çmohet si lider HISTORIK i LDK-së.

Pra, epërsia e qëndrimit të përjetshëm në krye të LDK-së, e liderit HISTORIK, Mustafa, si HUMBËS i të gjitha zgjedhjeve në Kosovë, kundrejt qëndrimit të përjetshëm në krye të LDK-së, e liderit të ZAKONTË, dr. Rugova, si FITUES i të gjitha zgjedhjeve në Kosovë, – është e QARTË.

Epërsia e liderit HISTORIK, Mustafa, si HUMBËS serik i të gjitha zgjedhjeve, në krye të LDK-së, kundrejt liderit të ZAKONTË, dr. Rugova, si FITUES serik i të gjitha zgjedhjeve, në krye të LDK-së, bëhet edhe më e qartë me këtë pyetje hipotetike:

A mund të besojë ndokush që dr. Rugova do të mund të qëndronte përjetësisht në krye të LDK-së, në qoftë se LDK-ja, nën drejtimin e tij, do t’i humbte të gjitha zgjedhjet në Kosovë? Besoj që përgjigjja vetëkuptohet.

Kështu pak a shumë, si për liderin e zakontë të LDK-së, dr. Rugova, dhe për lidrin historik të saj, akademikun Mustafa, mund të thuhet edhe për vetë LDK-në, në kohën e dr. Rugovës dhe në kohën e akademikut Mustafa:

Akademiku Nexhat Daci, një emër i njohur në Kosovë, LDK-në, në kohën e dr. Rugovës e quante AKADEMI. Tash, në kohën e akademikut Mustafa, ky i fundit, pra, Mustafa & CO, LDK-në e kanë shndërruar në SHKOLLË të NATËS.

Mbase me këtë cilësimin e fundit të LDK-së, si SHKOLLË E NATËS, më së miri shpjegohet dhe të arsyetohet qëndrimi i Mustafës, si humbës serik i të gjitha zgjedhjeve në vend, në krye të LDK-së.