Dënimet e ashpra, “lufta” e suksesshme e Tajvanit ndaj COVID-19

35
denimet-e-ashpra,-“lufta”-e-suksesshme-e-tajvanit-ndaj-covid-19

Një burrë nga Tajvani është gjobitur me një milion dollarë tajvanezë, apo 35 mijë dollarë amerikanë, për shkak se rregullisht kishte thyer masën e karantinimit shtëpiak.

Burri që jeton në Taichung ishte izoluar në banësë për shkak të kthimit nga Kina dhe kishte shkelur masat shtatë herë, sipas mediave lokale.

Sipas “TTV News”, burri kishte dalë shtatë herë nga banesa e tij për tri ditë për të shkuar në dyqan, rregulluar veturën dhe të tjera. Ai raportohet se madje ishte përplasur edhe me komshinjtë kur ata e zunë jashtë shtëpisë duke shkelur rregullat.

Qeveria lokale ka konfirmuar se burri ishte kthyer më 21 janar në shtëpi dhe se, sipas rregullave, duhet të qëndronte në vetizolim për 14 ditë.

Autoritetet e konsideruan si “shkelje serioze” dhe se shkelësit “duhet t’i jepet dënim i ashpër”.

Pos gjobës së majme, burri duhet të paguajë 107 dollarë në ditë gjatë qëndrimit në karantinë. Shteti deri tash kishte rikompensuar të vetizoluarit me 35 dollarë në ditë, por nga kjo s’do të përfitojë edhe burri i dënuar për shkelje të masave.

Tajvani është parë si një nga shtetet më të suksesshme në përballimin e koronavirusit. Qeveria kishte mbyllur herët kufijtë, kishte nisur testime të shpejta e përcjellje të kontakteve si dhe masa të forta të karantinimit.

Në dhjetor, një burrë nga Filipinet ishte dënuar me 3500 dollarë sepse kishte shkelur masat për vetëm tetë sekonda.

Si rezultat i kontrollit të madh, ishulli me 23 milionë banorë ka regjistruar vetëm 889 raste me koronavirus dhe shtatë vdekje, sipas të dhënave nga universiteti “Johns Hopkins”./eko/

The post Dënimet e ashpra, “lufta” e suksesshme e Tajvanit ndaj COVID-19 appeared first on RahovecNET.