Këngëtarja e njohur shqiptare, Maya e ftuar në emisionin ‘#EXPULS’ e pyetur nëse ka berë dasma ilegale, ajo fillimisht qeshi dhe u shpreh se nëse ka berë diçka të tillë nuk tregohet, por më pas tha:
“Edhe një që e bëra e postova padashje në Facebook, por më pas e fshiva.
Sa i përket ndodhive të çuditshme në dasma, Maya tregoi disa të tilla:
“Une e kam parë veten në siklet.
Mu këput taka e këpucës, po bëja atmosferë fantastike, hipa më lartë se skena edhe u këput.
Mora takat në dorë, i hoqa dhe i thash publikut qe dikush nga ju duhet t’mi rimbursojë.
Më tej, Maya tregoi dhe një rast qesharak:
“Njëherë një grua më hedh ca lekë dhe mi jep në gjoks, mi fut në gjoks që të mos i merrte.
E futi dorën shumë thellë, dhe i thash avash moj se po futesh në sektore që nuk janë të tuat.”– u shpreh Maya.
The post “Dasmorja më futi duart në gjoks”, këngëtarja shqiptare tregon momentin e sikletshëm në një dasëm appeared first on Gazeta Press.