Besnik Tahiri kërkon që të ndryshohet rregullorja e Kuvendit të Kosovës

187
besnik-tahiri-kerkon-qe-te-ndryshohet-rregullorja-e-kuvendit-te-kosoves

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk ka logjikë që Kuvendi i Kosovës të mos mund ta ndryshojë që 9 vite rregulloren.

“Sugjerova që Rregulloja e Kuvendit të reflektojë kontekstin e Kosovës dhe argumentova se kjo rregullore duhet të lehtësojë punën e Kuvendit dhe jo të pengojë”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ndër të tjera kërkova që rregullorja e Kuvendit të shtyhet përpara dhe procesi të ketë një afat kohor.

Theksova se nuk ka logjikë që Kuvendi i Kosovës të mos mund ta ndryshojë që 9 vite rregulloren. Sugjerova që Rregulloja e Kuvendit të reflektojë kontekstin e Kosovës dhe argumentova se kjo rregullore duhet të lehtësojë punën e Kuvendit dhe jo të pengojë.

Njëkohësisht, mirëprita angazhimim e shoqerisë civile, për kontributin e tyre me ndihmë profesionale.