Vitia jep detaje nga takimi me Bekim Haxhiun: Tregon çfarë u diskutua

186
vitia-jep-detaje-nga-takimi-me-bekim-haxhiun:-tregon-cfare-u-diskutua

Vitia tha se Haxhiu ia ka prezantuar atij disa kontakte për sigurimin e vaksinave të cilat pritet të verifikohen nga ministria.

“Së pari falenderoj të gjithë qytetarët që po mundohen të na ndihmojnë, kjo është shenjë e mirë që secili qytetar e secila parti duhet ta bëjë. Ne do të jemi të hapur për secilin qe na vjen dhe na ofrohet sepse është detyrë e jona si Ministri e Shëndetësisë. Ne sot kemi pasur një takim me deputetin Haxhiu, ku ka prezantuar disa nga kontaktet që ne kemi mbetur për t’i verifikuar”, tha Vitia.

Haxhiu pas takimit ka njoftuar se Vitisë ia ka dhënë kontaktet e kompanisë që ofron sigurimin e 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer.

Vitia e ka ftuar Haxhiun në takim pasi ky i fundit ia ka dërguar ministrit kontaktet me email para dy ditësh.