Superliga e Kosovës sjell dy duele interesante, Feronikeli-Ballkani dhe Trepça 89-Drita

24
superliga-e-kosoves-sjell-dy-duele-interesante,-feronikeli-ballkani-dhe-trepca-89-drita

Superliga e Kosovës në futboll sot sjell dy duele mjaft interesante në kuadër të xhiros së 29-të.

Dueli i parë do të jetë ndërmjet Feronikelit dhe Ballkanit.

“Nikli” mundi Prishtinën para dy xhiros, gjë që tregon kapacitetin e tyre, ata do të kërkojnë ta bëjnë të njëjtën edhe ndaj Ballkanit dhe në rast se e arrijnë, rrugëtimi i Ballkanit për titullin do të komplikohej më shumë.

Ballkani qëndron në pozitën e tretë me 58 pikë, tre më pak se lideri Drita.

Dueli i dytë, gjithashtu ka të bëjë me pozitën e parë, Drita ndeshet me Trepçën 89’.

Gjilanasit mbajnë pozitën e parë me 61 pikë, dy më shumë se Prishtian dhe tre më shumë se Ballkani.

Trepça me përforcimet e reja, do të kërkojë të “prish punë” në këtë situatë.

Orari i ndeshjeve,

Feronikeli – Ballkani, ora: 15:00.

Trepça 89’ – Drita, ora: 15:00.

The post Superliga e Kosovës sjell dy duele interesante, Feronikeli-Ballkani dhe Trepça 89-Drita appeared first on RahovecNET.