Qeveria: Veprimet e prokurorisë janë të pavarura – asnjëherë s’e pengojmë punën e mediave

10
qeveria:-veprimet-e-prokurorise-jane-te-pavarura-–-asnjehere-s’e-pengojme-punen-e-mediave

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një përgjigje për Klan Kosovën ka deklaruar se ekzekutivi nuk ka mandat mbi Prokurorinë e Shtetit dhe se veprimet e saj janë të pavarura.

“Thirrja e ministrit Vitia dje në konferencën për media ishte që prokuroria e shtetit të mbrojë interesin publik dhe shëndetin e qytetarëve nga persona që dëmtojnë procese kaq jetike dhe delikate, duke rrjedhë çerek informacione që janë konfidenciale”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka mandat mbi Prokurorinë e Shtetit. Veprimet e Prokurorisë janë të pavarura. Këto janë pushtete të ndara. Ata që nuk e kanë të qartë këtë, ose njëmend nuk e dinë ose kanë ngecur para 14 shkurtit, kur edhe mund të ketë pasur ndërhyrje të tilla në punën e prokurorisë. Qeveria asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk tenton të pengojë punën e medias apo të lëndojë lirinë e shprehjes”.