Osmani pas sukseseve të Kosovës në xhudo: Kjo është një nga fundjavët më shpresëdhënëse

35
osmani-pas-sukseseve-te-kosoves-ne-xhudo:-kjo-eshte-nje-nga-fundjavet-me-shpresedhenese

Osmani përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se kjo është një nga fundjavët më shpresëdhënëse që prej shumë kohësh në sport, përcjell KosovaPress.

Sipas saj, xhudistët janë duke dëshmuar se kur ka vullnet, angazhim, përkushtim e talent, nuk ka barriera e as pengesa që nuk tejkalohen.

Shkrimi i plotë i Vjosa Osmani:

I artë dhe Akili jonë!

Kjo është padyshim një nga fundjavët më shpresëdhënëse që prej shumë kohësh në sport.

E gjithë kjo falë xhudistëve tanë dhe triumfit të tyre të pashoq në Kampionatin Evropian.

Sot, Akil Gjakova e përfundoi si kampion i Evropës këtë garë.

Ju po ia dëshmoni gjithë botës se kur ka vullnet, angazhim, përkushtim e talent, nuk ka barriera e as pengesa që nuk tejkalohen, sepse e mira gjithmonë triumfon dhe puna gjithmonë shpërblehet.

Xhudistëve tanë, familjeve që i përkrahën, e trajnerëve që i kalitën ata deri në perfeksionizëm- ju lumtë e bravo që po e ngrisni Republikën tonë drejt majave të Olimpit xhudist. /Rahovec.net/