Matoshi kritikon Vjosa Osmanin: Presidentja po hesht derisa qeveria po u turret gazetarëve

42
matoshi-kritikon-vjosa-osmanin:-presidentja-po-hesht-derisa-qeveria-po-u-turret-gazetareve

Matoshi ka thënë se presidentja Osmani po hesht derisa qeveria po merr drejtime të rrezikshme në komunikim ndërkombëtar, e brenda po u turret gazetarëve.

Sipas Matoshit, qeveria po i shpërfill afatet e kontraktimit të vaksinave të qeverisë së kaluar, për ta paraqitur veten si shpëtimtare.

Me kritika Matoshi ka vazhduar edhe ndaj ministres së Jashtme, Donika Gërvalla. Sipas tij, ministrja i sulmoi mediat për ta mbrojtur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Matoshit:

Presidentja duhet me garantu fjalēn e lirë, ndarjën e pushteteve dhe funksionimin demokratik të institucioneve

1.

Presidentja Vjosa Osmani nuk po merr kurajë (ende?) që të mbajë kursin e paanësisë ndaj palëve, sepse po hesht, derisa Qeveria po merr drejtime të rrezikshme në komunikimin ndërkombëtar, e brenda po u turret gazetarëve, tue i fsheh dështimet e veta dhe tue i shpërfill afatet e kontraktimit të vaksinave, nga Qeveria e kalueme për me e paraqitë veten si shpëtimtare!?

2.

Presidentja nuk dëshmoi paanësi për me reagu ndaj deklaratës skandaloze të bashkëpartiakes së saj, Ministres së Jashtme Donika Gërvalla-Schëarz se “Vetëm 80- vjet më parë Gjermania e kushte filluar bombardimin e Beogradit, duke bërë gjenicid në Jugosllavi, ndaj serbëve, hebrejve dhe popujve tjerë, përfshi edhe shqiptarët, që ishin ngritur kundër fashizmit”, deklaratë jashta çdo konteksti politik dhe madje kundër interesit vital të Republikës së Kosovës, por mbi të gjitha deklaratë e pasaktë pra e fabrikueme, kur u referohet shqiptarëve;

Faktet thonë (shih te Malcolm, Noel: “Kosova: Një histori e shkurtë, fq. 324-325) se pa bombardimin e Beogradit nga Gjermania, gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës do të kryhej me shpejtësi;

Kurse pos pak rasteve të vrasjës dhe atrestimit të disa komunistëve të trajtuem nga Fuqitë e Boshtit, si terroristë, gjatë Luftës së Dytë Botnore 1941-1945, e që mund të thuhet se ishte numër jorelevant, komunistët jugosllavë vranë 4000 deri 5000 shqiptarë gjatë deportimit dhe vendosjës së tyne në biopolitikë, në Tivar dhe njashtu, vranë rreth 3000 të tjerë në Luftën e Drenicës (1945) përfshi pushkatimet masive të te arrestuemve!

* Po ashtu, Ministrja Gërvalla-Schëarz nuk hezitoi me i sulmu mediat, tue mbrojtun Ministrin e Shëndetësisë porse nuk foli ma, pas tërheqjës së policisë!?

3.

Presidentja nuk bânj asnji vërejtje për miratimin e koncept-dokumentit për Ligjin e konfiskimit të pasunisë, që:

* Krijon gjyqësi paralele ndaj asaj penale;

* Krijon mekanizma paralel qeveritar ndaj Prokurorisë, duke e rrënu parimin e ndarjës së pushteteve;

* Krijon pasiguri juridike që cenon rand Kushtetutën – të drejtat e njeriut dhe gjykimin e drejtë;

4.

Presidentja nuk reagoi fare ndaj dërgimit të policisë në nji medium të pavarun për kinse zbulim tē fshehtësisë zyrtare, me urdhën të politikës.

Prokuroria e shtetit ka nisë hetimin e Rastit “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” që ka t’bâj me kontratën me Pfizer&bioNtech mbështetun në Nenin 426 të Kodit Penal të Kosovës – i cili e orienton hetimin ekskluzivisht kah zyrtarët e shtetit dhe jo kah media.

Neni 426 duke e shkelun LIGJIN NR. 04/L-137 PËR MBROJTJEN E BURIMEVE TË GAZETARISË.

5.

Tue qenë se Presidentja kujdeset për mirëmbajtjën e unitetit të popullit dhe âsht garante e funksionimir demokratik të institucioneve, ajo âsht dashtë që:

– Të kërkojë nga Qeveria sqarime për koncept-dokumentin që e shpie në qorrsokak drejtësinë penale dhe sigurinë juridike në Kosovë;

– Të kërkojë përgjegjësi nga Ministrja e jashtme për deklaratën e saj të pasaktë sa i përket implikimit të Gjermanisë Naziste në “gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë”, tue rujtë reputacionin e shtetit.

– Të marrë në mbrojtje median e lirë, tue iu kundërvënë politikës që “urdhnoi” kundërligjshëm policinë për hetimin e gazetarëve;

– Dhe mbi të gjitha, duhet të angazhohet personalisht që të shmangen prapaskenat politike (mes Qeverisë së kalume dhe aktuales) rreth kontratës me Pfizer & BioNtech, për sigurimin me kohë të vaksinave, si interes vital shtetnor!? Përndryshe ajo do të jetë bashkëfajtore për vonesat eventuale në këtë proces, (nëse kjo âsht pasojë e politikës!?) sëkëndejmi munet me u bâ bashkëfajtore për humbje të jetëve njerëzore.