Interi do të kërkojë ta zgjasë në 13 ecurinë e fitoreve të njëpasnjëshme në Serie A, ndërsa Napoli synon ta shfrytëzojë dështimin e Juventusit dhe të futet në top katërshe, në përballjen e sotme në Napoli.
Napoli është nikoqir i Interit në Stadiumin Diego Armando Maradona në orën 20:45.
Amir Rrahmani i Kombëtares së Kosovës është lënë në stol nga trajneri Gennaro Gattuso, njëlloj si edhe Elseid Hysaj i Kombëtares së Shqipërisë.
Humbja e Juventusit kundër Atalantës më herët gjatë ditës, ishte lajm shumë i mirë për Interin, që synon ta sigurojë titullin sa më herët, si dhe për Napolin në luftë për top katërshe në Serie A.
Inter, që është në një ecuri prej 12 fitoreve radhazi, është lider me 74 pikë, tetë më shumë se Milani dhe 12 më shumë se Juventusi. Skuadra e Antonio Contes, megjithatë, është e vetëdijshme se me një fitore sonte, do të shkonte në 11 pikë ndaj Milanit dhe 15 ndaj Juventusit, shtatë ndeshje deri në përfundim të sezonit në ligë.
Napoli, ndërkohë, do të barazohet me pikë me Juventusin nëse e mposht Interin, duke e ndezur edhe më shumë luftën për top katërshe.
Formacionet zyrtare:
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Koulibaly, Manolas, Mario Rui; Fabian Ruiz, Demme; Politano, Zielinski, L Insigne; Osimhen
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, A Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Darmian; Lukaku, Lautaro Martinez
The post Interi kërkon ta vazhdojë ecurinë e fitoreve, Napoli synon ta shfrytëzojë gabimin e Juventusit appeared first on RahovecNET.